Sot përurohet Klinika Emergjente e rinovuar, buxhetit i kushtoi rreth 800 mijë euro

Sot përurohet Klinika Emergjente e rinovuar, buxhetit i kushtoi rreth 800 mijë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, sot nga ora 09:00 do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente, ku janë rinovuar hapësirat.

Përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës.

Related Articles