Qeveria ka miratuar të mërkurën projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në mbledhjen e mbajtur nga ora 10:00, raporton Gazeta Enigma.
Lidhur me këtëMinistri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që sigurimet shëndetësore do të paguhen 3.5 për qind nga qytetarët përmes pagës, ndërkaq 3.5 për qind nga punëdhënësi.
“Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve. Kostoja shtesë për qytetar do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti në shëndetësi. 7 për qind do të jenë, ku 3,5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3,5 për qind nga punëdhënësi”, ka shtuar Vitia në konferencë për media. / Gazeta Enigma.