Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, është deklaruar se nga sot (1 shtator) subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, duhet të i dorëzojnë kërkesat e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Elezi ka njoftuar se këto kërkesa mund të bëhen deri më 11 dhejtor.
“Duke filluar nga 1 shtatori fillon periudha për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë kësaj kohe, pra 1 shtator – 11 dhjetor 2024, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë”, deklaroi Elezi. /Gazeta Enigma/