Të hënën fillon viti i ri shkollor 2024-2025, ku shumë nxënës do të ulën nëpër banka për të marrë dije.
Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha një ditë më parë se dikasteri që ajo e udhëheq i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit shkollor, në koordinim me komunat.
Ministria e Arsimit, në vitin e kaluar por edhe sivjet i ka subvencionuar tekstet shkollore.
Nagavci, përmes një postimi në Facebook, të shtunën tha se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.
Ajo të shtunën tha gjithashtu, se për libra kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjor, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.