Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, është deklaruar nga Prishtina, duke theksuar se janë dakorduar për datë të takimit midis Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta Enigma.
Por detaje për datën Lajçak s’ka dhënë.
“Marrëveshja e Ohrit ëszhtë ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”, tha ai pas takimit të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
“Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, ka thënë ai. / Gazeta Enigma.