Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vetëm me dialog mund të arrihet kompromisi, raporton Gazeta Enigma.
“Ka shumë çështje politike të cilat duhet t’i zgjidhim, këtu po i referohem dialogut Beograd-Prishtinë. Ka shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë për qytetarët tanë duke e lënë politikën anash, sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme në rajon në mënyrë që ata të rrinë, sepse nëse nuk e bëjmë këtë këta njerëz që po shihni këtu do të jenë të vetmit njerëz që do të rrinë të jetojnë në këtë rajon. Duhet të bëjmë diçka që njerëzit të rrinë në rajon – Marrëveshja e Roamingut ishte një nga këtë shembuj”.
“Forumi i Prespës është një gjë fantastike. Unë jam ajo që them se kemi ndoshta shumë takime rajonale dhe marrim kohën tonë që mund ta kalojmë duke punuar për qytetarët tanë, por mendoj se kjo vërtet ka rëndësi sepse feston marrëveshjet që erdhën nga një dialog kompleks që shpresoj se na e kujton të gjithëve çdo vit se dialogu ka rëndësi dhe vetëm përmes dialogut mund të arrijmë kompromis, ta lëmë të kaluarën të kaluar”./Gazeta Enigma/