Kurti për Javën e Albanologjisë: Një traditë e bukur, uroj të vazhdojë kështu – e gjallë dhe e larmishme

Kurti për Javën e Albanologjisë: Një traditë e bukur, uroj të vazhdojë kështu – e gjallë dhe e larmishme

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Institutin Albanologjik për hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, raporton Gazeta Enigma.

Tutje, Kurti tha se “Java e Albanologjisë” është bërë një traditë e bukur, dhe uron që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Tani më ‘Java e Albanologjisë’ është bërë një traditë e bukur dhe uroj që ajo të vazhdojë e gjallë dhe e larmishme edhe në të ardhmen”, theksoi Kurti.

“Ndihem i nderuar të përshëndes fillim e konferencës shkencore “Java a Albanologjisë”. Albanologë shqiptarë dhe të huaj gjatë ditëve të konferencës do të kenë rastin që të ndajnë me njëri-tjetrin, arritjet nga gjuhësia, etnologjia, folklori, letërsia dhe historia e shqiptarëve. Albanologjia tek shqiptarët lindi si një dije aktive dhe luftarake. Ajo ishte pjesë e përpjekjes për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan”, u shpreh i pari i ekzekutivit.

Related Articles