Këtë të hënë një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën Prishtinë-Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje”, tha Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Gazeta Enigma/