Kryeministri Albin Kurti thotë se rritja ekonomike e qëndrueshme në vendin tonë po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të këtij viti, shkruan Enigma.
Ai përmes një postimi në Facebook mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendorë e ka vlerësuar ndër shtyllat e zhvillimit.
“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti.
Ai e ka shpërndarë edhe postimin e bërë dje nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha ndër të tjera se “ekonomia po vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tre mujorin e dytë”.