Rrahja mes tifozëve në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, Policia arreston 5 persona

Rrahja mes tifozëve në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, Policia arreston 5 persona

Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë në Ligën e Parë është përfshirë me një incident aspak të mirë.

Tifozët e dy skuadrave janë përleshur me njëra tjetrën, teksa Policia ka konfirmuar rastin për Enigmën, teksa thanë se pesë persona janë arrestuar.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë  arrestuar pesë pesona të dyshuar.”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.

Related Articles