Të shtëna me armë në Vushtrri, shtatë persona shoqërohen në polici

Të shtëna me armë në Vushtrri, shtatë persona shoqërohen në polici

Në mesditën e 2 tetorit në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, janë dëgjuar të shtëna me armë, shkruan Enigma.

Rastin për e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai shtoi se janë konfiskuar edhe dy armë, dhe se nuk është raportuar për të lënduar.

“Sot, rreth orës 12:00, është  raportuar për të shtëna me armë  në  fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të  shtënat me armë  nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë  gjetur disa gëzhoja, ndërsa  janë  konfiskuar dy armë”.

“Lidhur me rastin, shtatë persona janë  shoqëruar  në  polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti për Enigmën.

Related Articles