Italia goditet nga një ngjarje mjaft e rëndë kriminale, e kryer nga një shqiptar.
Ngjarja e radhës ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta, ku një 30-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij në sytë e fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.
Sipas mediave italiane, të cilave u referohet A2 CNN, shqiptari i ka marrë jetën gruas së tij 24 vjeçare duke e vrarë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në kulmin e një mosmarrëveshjeje në familje, përballë dy fëmijëve të vegjël.
30-vjeçari është ndaluar nga policia dhe është dërguar në komisariat.