Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Pejë ka raportuar për një rast dhunimi që ka ndodhur ndaj saj, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Policia ka njoftuar se pasi ata e kanë lokalizuar vendin e të dyshuarit kanë arritur edhe ta arrestojnë atë.
“Pejë 11.10.2024-23:00. Raportohet se një femër kosovare ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar. Viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Enigma/