Një 34 vjeçar ka humbur jetën të shtunën e 12 tetorit në Prizren, raporton Gazeta “Enigma”.
Dyshohet se ai derisa ishte duke punuar ra në kontakt me rrymën.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Një person vdes në vendin e punës, dyshohet si pasoj e kontaktit më rrymën Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore”, tha Bytyqi për “Enigmën”.
Tutje ai ka shtuar se “dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit êshtë inicuar rast”.
“Më vonë me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, tha Bytyqi. /Gazeta Enigma/