PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për mesazhet e Dejona Mihalit dhe faljen e borxheve të ambalazhueseve të ujit

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për mesazhet e Dejona Mihalit dhe faljen e borxheve të ambalazhueseve të ujit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të mërkurën, shkruan Enigma.

Gjatë një konference për media, Tahiri tha se seanca do të fokusohet në faljen e borxheve të ambalazhueseve të ujit dhe komunikimet ndërmjet Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

“Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar gjithashtu një komision hetimor, të cilin Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mbështetur. Çështja e borxheve të ambalazhueseve të ujit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe dëmi i shkaktuar arrin në 11 milionë euro”, tha ai.

Tahiri gjithashtu theksoi rëndësinë e shqyrtimit të përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike, duke e vënë në dyshim aftësinë e Dejona Mihalit për të udhëhequr KEK-un.

“Kompania publike qarkullon 150 milionë euro në vit, por kush është Dejona që e udhëheq atë? Ajo na përcakton edhe kohën për reduktimet e energjisë elektrike”, shtoi ai.

Tahiri e quajti këtë situatë të jashtëligjshme dhe e rrezikshme, duke theksuar se angazhimi i Mihalit në kontratat e energjisë elektrike është një çështje që cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Related Articles