Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se pagesat e para nga Fondi i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë grante dhe kredi të buta, pritet të realizohen brenda këtij muaji. Kosova pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro nga ky fond.
“Agjendat reformuese janë miratuar nga Këshilli Evropian javën e kaluar. Prandaj, parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani,” tha Varhelyi, përcjell Gazeta Enigma.
Ai theksoi se koha po kalon dhe se vendet duhet të vazhdojnë me reformat për të siguruar lëvrimin e pagesave të mëtejshme.
Plani i ri i veprimit për tregun e përbashkët rajonal, i miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit, është një komponent kyç i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor./GazetaEnigma/