Deputeti Shala thotë se ka një shpërthim në termocentralin Kosova A

Deputeti Shala thotë se ka një shpërthim në termocentralin Kosova A

Ferat Shala, deputeti i PDK-së, ka njoftuar për një shpërthim në kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4, duke e quajtur incidentin “eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit'”.

Ai shpreh shqetësim se kjo situatë mund të favorizojë mafinë energjetike, duke theksuar se tani do të nevojitet importi i energjisë, shkruan Gazeta Enigma.

Pamje:

Por Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku thuhej se në Termocentralin Kosova A, ka eksploduar kazani, raporton gazeta Enigma.

Nga KEK kanë thënë se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e TC Kosova A.

Sipas tyre, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve dhe është shkyçur nga puna në mënyrë të rregullt.

Në njoftim thuhet se zjarri ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe se i njëjti është lokalizuar e fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, theksojnë nga KEK-u.

Related Articles