Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe më pas kanë sulmuar zyrtarët policor, raporton Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë ofenduar dhe më pas kanë sulmuar zyrtarët policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”