Kurti publikon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit

Kurti publikon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën i ka publikuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, që u mbajt javën e kaluar, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postim në llogatinë e tij në “X”, ai thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Në postimin e Kurtit mund t’i shihni marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara.

Related Articles