Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen në Bruksel më 24 tetor për një raund të ri bisedimesh në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas raportimeve nga Radio Evropa e Lirë, takimi ka filluar me negociatat dypalëshe mes të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton Gazeta Enigma.
Raundi i ri i bisedimeve ka filluar me takimin e Lajçakut me Petkoviqin, kryenegociatorin e Serbisë. Nëse të dy palët tregojnë vullnet për përparim, mund të organizohet edhe një takim përbashkët trepalësh më vonë./GazetaEnigma/