Lajçak: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

Lajçak: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

Udhëheqësi i dialogut Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka dhënë detaje për takimin mes tij dhe kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, duke thënë se palët u dakorduan për hapat e ardhshëm.

“Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në thelb”, shkroi Lajçak në një postim në X.

“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, u shpreh tutje ai.

Në anën tjetër, Bislimi tha se nuk pati asgjë konkrete nga takimi dhe se Serbia vazhdoi me metodën “ti bëj diçka, unë bëj diçka.

Petkoviqi tha se insistoi të diskutohej për krijimin e Asociacionit, por se një gjë e tillë u kundërshtua nga pala kosovare. /Gazeta Enigma

Related Articles