Atentati në Tiranë, autoritetet i dërgojnë porosi Kosovës për mjetin e përdorur në ngjarje

Atentati në Tiranë, autoritetet i dërgojnë porosi Kosovës për mjetin e përdorur në ngjarje

23 vjeçari Denis Tahiri është shpallur në kërkim pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, i akuzuar si një ndër tre autorët të atentatit të tre shtatorit në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Abc News raporton se provat kanë treguar përfshirjen e tij në ngjarje, por nuk dihet ende roli që ka pasur. Po ashtu, një letër porosi është drejtuar autoriteteve të Kosovës për informacione në lidhje me makinën e përdorur në ngjarje pasi rezulton se ka hyrë nga Kosova në Shqipëri.

22-vjeçari Renaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre.

45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi u plagos në këmbë.

Related Articles