Zyrtari i BE-së në Serbi: Ne e kemi dhënë një draft, tash presim progres në themelimin e Asociacionit

Zyrtari i BE-së në Serbi: Ne e kemi dhënë një draft, tash presim progres në themelimin e Asociacionit



Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret theksoi se tashmë BE-ja ka dhënë një draft të Asociacionit të Komunave Serbe dhe tash pritet progresi në themelimin e tij, transmeton Gazeta Enigma.

 “Ne jemi duke diskutuar në kuadër të dialogut se si të vazhdohet. Dhe ky është mesazhi që u kemi përcjellë negociatorëve të të dyja palëve. Një nga aspektet kyçe është krijimi i Asociacionit. Evropianët kanë dhënë një draft të statutit dhe presim që të shohin progres në themelimin e Asociacionit”, deklaroi ai,

Ai tha se shpejtësia me të cilën Serbia do të anëtarësohet në BE përcaktohet nga reformat në fushën e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit, si dhe marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Tani jemi në një situatë ku kemi disa marrëveshje të arritura, nga viti 2013 dhe 2015 dhe marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve nga viti i kaluar. Tani është fjala për zbatimin e shumë detyrimeve. Çështjet kryesore janë në tryezë, të dyja palët kanë detyrime që duhet t’i zbatojnë”, tha Giaufret. / Gazeta Enigma.

Related Articles