Ekipi i Kosovës që ishte bllokuar në Spanjë arrinë të largohet

Ekipi i Kosovës që ishte bllokuar në Spanjë arrinë të largohet


Ekipi i Kosovës që ishte pjesëmarrës në FIA Motorsport Games “Valencia 2024” ka arritur të largohet nga qyteti i Spanjës, Valencia, ku ishte bllokuar qe katër ditë si pasojë e  përmbytjeve shkatërruese që goditën Spanjën, raporton Gazeta Enigma.

“Deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit. Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se rreth 200 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Ata kanë gjetur një rrugë alternative për tu kthyer.

“Ekipit të Kosovës i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi”, njofton Federata e Autosporteve të Kosovës me anë të një postimi në Facebook. Aktualisht numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Spanjë ka arritur afër 160. / Gazeta Enigma.




Related Articles