Kreu i LDK-së, njëheri kandidati për kryeministër nga kjo parti, ditën e sotme të fushatës ia kushtoi policëve të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se “ata meritojnë më shumë”, duke theksuar se “ndryshimi po vjen”.
“U tha se policët do ta kenë sigurimin jetësor e shëndetësor – s’u bë as minimumi që ata ta kenë këtë siguri bazike. Ata meritojnë më mirë! Ndryshimi po vjen”, shkroi ai. / Gazeta Enigma.