Ngjarje e rëndë, një 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe dhunua nga disa persona në Prishtinë

Ngjarje e rëndë, një 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe dhunua nga disa persona në Prishtinë

Mbrëmë pas mesnate raportohet të ketë ndodhur një ngjarje e rëndë.

Dyshimet kanë të bëjnë lidhur me atë se një vajzë 14-vjeçare është dhunuar nga disa persona.

Fillimisht siç raporton Sinjali, ata e kishin detyruar viktimën të konsumonte substanca narkotike, transmeton Gazeta Enigma.

Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Lidhur me rastin është lajmëruar edhe policia, transmeton Klankosova.tv

Tutje siç raportohet, e mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe prokurorinë lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Gazeta Enigma

Related Articles