Dy partitë opozitare, LDK-ja e AAK-ja kanë njoftuar të hënën se nuk do ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2025, raporton Gazeta Enigma.
E për këtë ka reaguar Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, e cila ka thënë se kjo “nuk është asgjë e re”.
LEXO EDHE: Tahiri: AAK-ja s’e voton buxhetin e vitit 2025
Ajo u shpreh optimiste se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin.
“Në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, dhe ky është i katërti me radhë, opozita nuk ka marrë pjesë. Ne e kemi shumicën parlamentare siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera, ndërsa për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha ajo.
Ajo tha se janë marrë parasysh sugjerimet dhe komentet. / Gazeta Enigma.
LEXO EDHE: Gashi thotë se LDK nuk do ta votoj projekt buxhetin, kjo është arsyeja