Edhe të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton Gazeta Enigma.
Në seancën e sotme vazhdon dëshminë e tij, ish komandati i UÇK-së, Shukri Buja.
Bujës ndërë të tjera iu prezantua një fragment i deklaratës së dëshmitarit në çështjen kundër Fatmir Limajt në vitin 2005, ku thoshte se dëshmitari ishte vendosur në Komunën e Shtimes për të organizuar njësitin për Shtimen dhe Lipjanin, Agim Bajrami e ka pasur përgjegjësinë të organizojë njësitet në Kaçanik. Ndërsa, për Limajn kishte thënë se e ka pasur përgjegjësinë për organizimin e njësitit në Malishevë.