Dy të arrestuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan, policia vazhdon hetimet

Dy të arrestuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan, policia vazhdon hetimet

Njësia e Hetimeve të Përgjithshme nga Drejtorinë Rajonale e Policisë në Gjilan është angazhuar intensively për zbardhjen e plotë të rastit të vrasjes, duke përdorur një sërë masash hetimore dhe duke grumbulluar dhjetëra materiale filmike nga kamerat e sigurisë, si dhe duke intervistuar dëshmitarët e mundshëm.

Po ashtu, janë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe janë realizuar kontrolle të vazhdueshme të disa lokacioneve, të cilat ishin identifikuar si mundësisht të shfrytëzuara për strehim (fshehje) nga të dyshuarit. Policia është angazhuar për të siguruar prova ligjore që do të ndihmojnë në dokumentimin e krimit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan Gazeta Enigma.

Veprime këto të vazhdueshme hetimore intensive besohet se i kanë sjellë të dyshuarit në presion dhe situatë të papërballueshme me ç ‘rast të njëjtit sot më datën 12.11.2024 vullnetarisht kanë pranuar të dorëzohen në këtë njësi V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës). 

Të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024 në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’ në Gjilan në të cilin rast ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit viktima S.O. i vitit të lindjes 1987.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri Pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./GazetaEnigma/

Related Articles