UEFA doli me një reagim zyrtar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës.
Dardanët u larguan nga fusha pas thirrjeve skandaloze nga huliganët rumunë në tribuna
“Është ndërprerë ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. UEFA do të komunikojë informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin pas ndeshjes.
Do të mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu përfundimtar i këtij takimi.