Fahirje Hoti, gjatë ditës ka mbajt një konferencë për media me qëllim që të sqaroj pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ajo është shprehur se ministri Peci do të duhet të del dhe të kërkojë falje për etiketimin e emrit të saj.
“Ka vite që Fahrije Hoti, ka pasur lavdata dhe mirënjohje për rrugëtimin tim personal, bashkë me gratë. E ministri me të vërtetë më ka njollosur”, tha ajo gjatë fjalimit të saj.
“Nuk e fali pa kërkuar falje dhe le të kërkon në gjykatë, le të kërkon në prokurori ku Fahrije Hoti është e dënuar, ose ku ka ndonjë aktakuzë, le të vjen, do të bisedojmë. Jam për t’ju përgjigjur në çdo mënyrë”, shtoi tutje Hoti. /Gazeta Enigma