Kurti e krahason ekonominë e vitit 2000 me vitin 2024: Ekonomia e vendit tonë tani është 7 herë më e lartë

Kurti e krahason ekonominë e vitit 2000 me vitin 2024: Ekonomia e vendit tonë tani është 7 herë më e lartë


Kryeministri, Albin Kurti i cili sot po flet në Kuvendin e Kosovës për 4 vjet qeverisje të tij dhe stafit të tij, theksoi se ekonomia e vendit është rritur dukshëm në mandatin e tij, raporton Gazeta Enigma.

Teksa renditi sukseset e tij, Kurti tha se këtë vit, ekonomia është 7 herë më e lartë që nga viti i parë pas çlirimit.

“Në Kosovë e kemi dëshminë me të cilën duhet të jemi ndërkombëtarisht krenarë, që edhe çlirimi, edhe pavarësia, edhe liria e demokracia ia vlejnë fort. Meqenëse bruto produkti vendor i vendit tonë për këtë vit është shtatë herë më i lartë sesa në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit. Natyrisht që s’krahasohemi me 1999-ën, për shkak të gjenocidit dhe shkatërrimeve të luftës. Le të krahasohemi me vitin me vitin 2000, vitin e parë pas çlirimit. Pra, në vitin 2024, krahasuar me vitin 2000 është shtatë herë më e lartë ekonomia e vendit tonë. Ndërkaq krahasuar me vitin 2008,, kur është shpallë pavarësia, ekonomia është tri herë më e madhe sesa atëherë. E krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019, është 50% më e madhe”, tha Kurti. / Gazeta Enigma.








Related Articles