Konjufca ndërpret seancën, shkak provokimi i deputetëve të Listës Serbe

Konjufca ndërpret seancën, shkak provokimi i deputetëve të Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e radhës, pasi tha se deputetët e Listës Serbe po provokojnë.

Ai u tregua i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve u tha se vijnë në kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve”. “Në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni, shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, dhe keni guxim të vini këtu në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kërkoj të ndërprehet kjo seancë dhe kërkojë ta lironi Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca. /Gazeta Enigma

Related Articles