Kosova u godit nga një tërmet 4.0 ka goditur Kosovën, në orët e hershme të së enjtes, raporton Gazeta Enigma.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.2 shkallë të Rihterit ka ndodhur në ora 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit. Sipas qendrës, thellësia e tërmetit ishte 16 km.
Përpos në Kosovë dridhjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në ora 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.
Pamjet nga Dragashi tregojnë këtë moment: