Në mbledhjen e Kosovës e Shqipërisë, deputetëve do të iu adresohen Kurti dhe Rama

Në mbledhjen e Kosovës e Shqipërisë, deputetëve do të iu adresohen Kurti dhe Rama

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, pritet që më 20 dhjetor të mbajnë mbledhje të përbashkët, ku nikoqire do jetë Kuvendi i Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ndër të tjera deputetëve pritet t’u adresohen edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i shqipërisë, Edi Rama.

Kështu ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se në agjendën e këtij takimi do të jetë adresimi i dy kryetarëve të kuvendeve, dy kryeministrave dhe shefave të grupeve parlamentare.

Ajo ka thënë se nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të vinë rreth 60 deputetë. 

Ajo ka deklaruar se si Grup Parlamentar e kanë konfirmimin e deputetëve “që kanë vendosur që të mos kandidojnë që do të marrin pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare” dhe se për këtë seancë presin edhe konfirmimin e partive të tjera.

“Mbetet të shihet gatishmëria e deputetëve në përgjithësi, e opozitës në veçanti për votim”, është shprehur kusari-Lila. / Gazeta Enigma.

Related Articles