Listës esenciale i shtohen produkte të reja mjekësore për trajtim të kancerit

Listës esenciale i shtohen produkte të reja mjekësore për trajtim të kancerit

Listë esenciale të produkteve mjekësore i janë shtuar edhe shtatë produkte të reja.

Produkte këto të cilat do të përdoren për trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës, kancerit agresiv të lëkurës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Kam nënshkruar përditësimin e fundit të listës esenciale të produkteve mjekësore dhe materialit shpenzues. U shtuan: 7 produkte të reja bashkëkohore për trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës, kancerit agresiv të lëkurës. U shtua – Materiali shpenzues për shërbimin e ri të STROKE, i cili shpëton jetën e pacientëve me sulm në tru dhe dëmtime të enëve të gjakut në tru”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Vitia shprehet se kjo u arrit falë buxhetit prej 70 milionë euro për barnat esenciale.

“Buxheti më i madh ndonjëherë”, është shprehur Vitia tutje.

“Ky është përditësimi i nëntë brenda 19 muajve. Në vitin 2025, do të vazhdojmë ta përditësojmë më tej listën me produkte të reja për qytetarët tanë. Së shpejti punë e veprime edhe për parandalimin e sëmundjeve”. /Gazeta Enigma

Related Articles