Ambasadori britanik në Serbi kërkon krijimin e Asociacionit

Ambasadori britanik në Serbi kërkon krijimin e Asociacionit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim.

 “Ne mendojmë se është një mënyrë e rëndësishme për të ofruar shërbime për komunitetin serb në veri të Kosovës”, ka deklaruar Ferguson.

Ferguson gjithashtu ka përmendur edhe obligimet e marra nga Beogradi, siç është mospengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkomëbtare.

Ambasadori shton se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme. / Gazeta Enigma.

Related Articles