Paralajmërimi për mandarinat me pesticide të Shqipërisë, Kosova me kontrolla të rrepta

Paralajmërimi për mandarinat me pesticide të Shqipërisë, Kosova me kontrolla të rrepta

Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ka dal me njoftim se mandarinat me origjinë nga Shqipëria kanë rezultuar me mbetje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet.

Sipas Bashkimit Evropian këto substance janë të ndaluara për përdorim, pasi paraqesin rreziqe serioze për shëndetin e njeriut.

Ndalesa për përdorimin e mandarinave të importuara nga Shqipëria ka ngritur shqetësime në tregun rajonal dhe shqetësime tek konsumatorët.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me zëdhësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, i cili ka theksuar se AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina (mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë”, ka deklaruar ai.

Tutje Thaçi ka thënë se “të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në  Chlorpyrifos dhe  phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike”.

Thaçi ka theksuar se masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura.

“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, tha ai për “Enigmën”.

“Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim”, deklaroi Thaçi.

Çfarë është chlorpyrifos?

Sipas Ervin Resulit, Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që:

  • Ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.
  • Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin.
  • Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

/Gazeta Enigma/

Related Articles