Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit tragjik në Magdeburg, Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, duke shkaktuar 11 viktima dhe 60 deri në 80 të lënduar, sipas raporteve të mediave gjermane, shkruan Enigma.
Osmani përmes një postimi në X, ka thënë se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë.
“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur”, ka shkruar e para e vendit.
“Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”.