Fillon ulja e çmimeve të barnave në Kosovë

Fillon ulja e çmimeve të barnave në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ministri Vitia ka njoftuar se sot ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.

“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani”, tha ai.

Tutje Vitia ka theksuar se “në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”. /Gazeta Enigma/

Related Articles