Komisioni i Garave i Federatë së Futbollit të Kosovës, ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për kërcënim dhe kufizim të lëvizjes së gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Dukagjini e luajtur në Podujevë të premten.
Ndeshja përfundoi pa gola, por Batatina nuk ka qenë i kënaqur me ndarje të drejtësisë dhe ka penguar daljen e gjyqtarëve nga fusha. Sipas arsyetimit të KG të FFK-së, Batatina u është drejtuar gjyqtarëve se nuk do t’i lejoj të dalin nga stadiumi “pa ardhë mu ju marë ata të FFK-së”.
Për dëmtim të pajisjeve të sistemit VAR në procedurë disiplinore kanë përfunduar edhe dy zyrtarët e klubit Llapit, Muhamet Rexhepi dhe Besart Hoti. Në arsyetim shkuar se Rexhepi krahas dëmtimit të sistemit VAR, po ashtu ka sharë, ofenduar organet e FFK-së.
Për lëshim në organizimin e ndeshjes, KG-ja hapi procedurë disiplinore edhe ndaj klubit të futbollit Llapi. “Nuk ndërmerr masa të nevojshme dhe të duhura për sigurimin e pajisjeve të sistemit VAR me ç’ rast dëmtohen të njëjtat, po ashtu pengohen dhe kërcënohen gjyqtarët pas përfundimit te ndeshjes, duke kufizuar lëvizjen e tyre”, shkruan në arsyetimin e KG të FFK-së.