Policia e Kosovës është informuar për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, raporton Enigma.
Në informacionet e para, nga Policia u raportua se në afërsi të një ndërtese të banimit në Ferizaj është një valigje e dyshimtë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, të cilët fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njëkohësisht Janë njoftuar ekipet përkatëse të deminimit të policisë.
Në njoftimin e fundit nga Policia kanë bërë të ditur në të nuk kishte asgjë të dyshimte dhe se një qytetare e kishte harruar. Rruga që ishte bllokuar, tashmë është liruar për qarkullim.
“Ka përfunduar i gjithë operacioni i policisë në lidhje me informatën e valixhes së dyshuar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty padashje. Njëkohësisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar
Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.