Trajneri i njohur kosovar, Sallah Sherifi është rikthyer te skuadra nga Liga e Dytë e futbollit kosovar, Vllaznia e Pozheranit.
Sherifi së fundmi ishte drejtor sportiv te skuadra e Gjilanit.
“Rrugën drejt rikthimit të klubit drejt sukseseve po e fillojmë me trajnerin më të sukses’shëm të klubit tonë z. Sallah Sherifi”, shkruhet në njoftimin e klubit
Por, tani skuadra e tij e dikurshme ka nevojë për të dhe tashmë është rikthyer në rolin e trajnerit te ish-ekipi i Superligës.
Vllaznia e Pozheranit është në pozitën e 15-të në Ligën e Dytë, me vetëm gjashtë pikë.