Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar ankesat e të arrestuarve nga Gjykata Speciale në Hagë, duke theksuar se ekipet mbrojtëse janë mbështetur deri tani me një shumë prej 30 milionë eurosh.
Në një deklaratë, Haxhiu ka shpjeguar se Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale në Kuvend dhe e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka mundur ta ndalojë. Ajo theksoi se akuzat duhet të adresohen ndaj atyre që kanë votuar për themelimin e Gjykatës dhe shtoi se disa prej tyre tani po thonë se janë mashtruar.
“Derisa është e rëndësishme të kërkohen falje për gabimin e bërë në atë kohë, ne kemi mbështetur ekipet mbrojtëse deri tani me 30 milionë euro dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje,” ka thënë Haxhiu.
Gjithashtu, ajo ka theksuar rëndësinë e adresimit të ankesave për çdo shkelje që mund të ndodhë, duke sqaruar se takimi i deklaruar si i lënë në gjysmë nuk është i vërtetë, pasi ajo ka vizituar të arrestuarit, përfshirë Gucatin, Haradinajn dhe Selimin./GazetaEnigma/