Këtë të martë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton Gazeta “Enigma”.
Edhe të hënën u mbajt seancë, ku ka dëshmuar dëshmitari i ri i ZPS-së, William Goodwin, i 111-ti deri më tani në gjykatë.
Dëshmitari Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka theksuar se nuk ka qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së dhe si rrjedhojë, ai ka deklaruar se deduksionet e tij janë në fakt përfundime të të tjerave.
Ndërkaq, gjatë këtij muaji, në këtë rast gjyqësor pritet të mbahen edhe 11 seanca, sipas kalendarit të punës së Speciales./Gazeta Enigma/