Nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu është ftuar në Policinë e Bujanocit me ftesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Kjo, pasi ai largoi në fshatin Konçul të Bujanocit flamurin serb që ishte vendosur nga dikush në mënyrë ilegale tek varri i heroit Fatmir Ibishi duke e rikthyer aty flamurin kombëtar shqiptar.
Ky është postimi i plotë ku Musliu njofton për ftesën që i është bërë: