Ndërkombëtarët kritikojnë aksionin ndaj strukturave paralele – A po bëhet për fushatë?

Ndërkombëtarët kritikojnë aksionin ndaj strukturave paralele – A po bëhet për fushatë?

Aksioni i Qeverisë ndaj strukturave paralele u kritikua ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, teksa nga përfaqësuesit e partive opozitare aksioni i së mërkurës po cilësohet si fushatë zgjedhore, shkruan Gazeta “Enigma”.

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog.

Kjo vjen pas deklaratës së BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele në dhjetë komuna të vendit.

BE-ja të mërkurën ka thënë se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut.

Zëdhënësja e BE-së, Anita Hipper, të martën në një konferencë për media, e pyetur për deklaratën e djeshme, ka përsëritur se për Bashkimin Evropian, dialogu mbetet parësor.

“Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut, kjo është parësore dhe e domosdoshme dhe kjo është pse bëjmë përpjekje për këtë dhe arsyeja pse kërkojmë nga të gjitha palët që ta bëjnë këtë. E keni parë deklaratën tonë, dhe atë çka është thënë më parë. Është e rëndësishme që ta vazhdojmë dialogun në mënyrë konstruktive”, tha Hipper.

Edhe Ambasada amerikane në Prishtinë tha në një deklaratë se mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia “ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet tjera – dhe mund t’i minojë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”.

“Këto veprime, në kundërshtim me këshillat tona më të mira, e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj”, sipas një zëdhënës të Ambasadës amerikane në Kosovë.

“Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë” Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i është përgjigjur Bashkimit Evropian me tri qartësime sa i përket aksionit të Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone të mërkurën, i cili u bë pa koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Ambasadori Bajrami ka theksuar se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia.

“Sa për sqarim. Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë: këto ishin struktura të paligjshme të udhëhequra nga Serbia. Nuk ka marrëveshje për negocim të së ardhmes së këtyre strukturave. Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi incidente”, ka shkruar Bajrami në “X”.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime Evropiane dhe Global, Jeton Halimi, flet për Gazetën Enigma.

“Aksioni i Qeverisë ndaj strukturave paralele të mërkurën, është kundërshtim me ligjet e Kosovës ato veprimet policore nuk jonë bo qysh është meu bo nuk jonë kordinu hiq me Prokurorin e Shtetit sipas Kodit e Procedurës Penale dhe Kodin Penale Kosovës, është cenu sigurija juridike e gjdo qytetari Republikës Kosovës këto veprim policore jonë bërë sikur në kohën e Millosheviçit MILCIJA e rexhimit ka vendos gjithë qka për individin etj. Panvarisht urdhërit të ministrit të MPB-së z.Xhelal Sveçla, Komandait Policis Kosovës nuk është dasht me zabatu këtë urdhër etj, këto veprimet e Qeverisë Kosovës në këtë drejtim janë pjesë e një fushate politike dhe për popullizëm vetum për té fitu vota në kurriz të popullatës dhe duke i shftytëzu ata djem dhe ato vajza shumë të mirë që i shërbejën popullit dhe kombit në Policin e Kosovës”, tha Halimi për Enigmën.

“Nga aspekti njerzor dhe profesional dhe njerzor këtu nuk ka pas kurfar strategjie as afatgjate dhe as afatshkurte këtu vetum ka pase inersa partiake të pushtetit tashtëm VV-së është imazh shumë për opinionin dhe popullatën tone mu përdor policia për interesa partiake këto veprime në kohë fushate është kundërshtuar nga BE-ja jonë duke u bërë kohë fushate dhe aspak profesionale. Rreziku parasaqesin strukturat paralele gjithmon dér sa të bëhet shurja e tyre përfudimisht dhe politika e Vuçiqit të dryshoj kur bohet fjal për qytetarët e Veriut Kosovës atje jonë të përqendruar ma shumë kanë stre për shtëpit qytetarve Serbe duke mashtruar ata qyetar kinse Kosovën kemi me kthy prap në duart e tyre kjo aspak nuk ka të bëj me realitetin e ri Kosova është dhe i ka githa instutcionet e veta funksionale struktruat paralele jonë të çakorduar dhe nuk din ciës vije politike ti bashkangjitën Vijës politike të Vuçiqit apo vijës politike të Vulinit aleatit besnik të Rusisë eksluzivisht Putinit dhe shërbimit sekrejt tyre”, vazhdoi ai.

“Në të ardhmën dialogu Kosovë – Serbi duhet meu vazhdu me ndërmjetësimin e BE-së dhe i përkrahur 100% nga SHBA andministrata e re Traumpit, të filloj zbatimit të gjitha marrëveshjeve të arritura kohë më parë dhe tashtimit mos bojn politika të dëmshme për Kosovën qysh kanë qen të kaluarën nga ana Kurtit dhe qeverise tina”, përfundoi Halimi.

Aksioni i Qeverisë ndaj strukturave paralele – fushatë zgjedhore

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar edhe me deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e cila aksionin e së mërkurës ndaj strukturave paralele e quajti fushatë zgjedhore.

“Vet fakti që këto aksione po bëhen pikërisht në kohën e fushatës zgjedhore janë për efekte elektorale dhe nuk befasohen sepse kjo Qeveri për katër vite gjithçka që ka bërë e ka bë për efekte elektorale dhe kjo shihet nga performanca e kësaj Qeveria e cila ka zero performancë dhe pa asnjë rezultat konkret”, deklaroi Kadrijaj.

Tutje ajo ka theksuar se nëse ky aksion do të ishte me efekte afatgjatë do të realizohej para hapjes së fushatës zgjedhore.

“Ky aksion nëse të ishte me efekt afatgjatë nuk do të ndodhte në këtë muaj sepse e ka shumicën absolute në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka marrë veprime të tilla për katër vite”, tha Kadrijaj për “Enigmën”.

Çfarë rreziku paraqesin strukturat paralele për të ardhmen e dialogu Kosovë – Serbi?

“Dialogu është dashtë me qenë i strukturuar dhe ne i kemi dhënë përkrahje Albinit në procesin e dialogut, është dashtë me pas një platformë të qartë të dialogut e kemi kërkuar edhe në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Kadrijaj ka theksuar se “ne si opozitë kemi thënë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, njohje të tërësisë territoriale të Kosovës dhe të kufijve të saj, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, këto duhet me qenë parimet e dialogut dhe parime e kësaj Qeverie”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës të mërkurën ka mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyra tatimore ilegale. /Gazeta Enigma/

Related Articles