Organizata e cila merret me mbrojtjen gazetarëve dhe lirisë së shprehje në Ballkanin Perëndimor, “Safe Journalist”, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Këta të fundit ndryshuan rregulloren me anë të së cilës u zgjodh kryetari i ri, ende pa përfunduar mandate i kryetarit aktual.
Sipas kësaj organizate, me këtë vendim, KPM-ja ka bërë një hap të rrezikshëm drejt politizimit të një institucioni të pavarur.
Reagimi i “Safe Journalist”, u shpërnda edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Në reagimin e AGK-së thuhet se:
“Procesi i përshpejtuar për zgjedhjen e drejtuesit të ri, vetëm pak ditë para skadimit të mandatit aktual, ngre shqetësime serioze për transparencën dhe pavarësinë e KPM-së”, thuhet në reagim.
Ndryshe të premten, pas ndryshimit të rregullores me katër vota pro, kryetar i Komisionit të Pavrur për Media u zgjodh Besnik Berisha, në vend të Jeton Mehmetit.
Vlen të theksohet se ky jap u ndërmorr disa ditë pasi Mehmetit t’i skadonte mandati.
Kjo shkaktoi reagim të ashpër në opinion. /Gazeta Enigma