Anija ushtarake italiane “Casiopea”, gjatë së martës ka mbërritur në portin e Shëngjinit në Shqipëri.
Kjo anije ishte nisur të premten nga ishulli Lampeduses.
Në bordin e anijes ndodhen 49 emigrantë të paligjshëm me Kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë si dhe nga Gambia, njofton TCh, transmeton Gazeta Enigma.
Anija ushtarake “Casiopea” ishte parashikuar të mbërrinte në ujerat shqiptare mëngjesin e së hënës së 27 janarit, por për shkak të një defekti që pësoi, anija shtyu lundrimin e saj për të martën e 28 janarit.
Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.
Më 16 Tetor dhe 8 nëntor 2024 anija luftarake “Libara” solli në Shqipëri dy kontingjentë me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi të cilët pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.
Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se patrulluesi i marinës ushtarake italiane ndodhej në ujërat pranë Lampeduzës.
Më herët kryeministrja Giorgia Meloni, deklaroi me vendosmëri se në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë.
Ashtu siç u paralajmërua, afër fundit të muajit ka rinisur transferimi i emigrantëve. /Gazeta Enigma