Investimet kapitale arrijnë nivele rekord gjatë Qeverisë Kurti, lë në hije qeveritë e kaluara

Investimet kapitale arrijnë nivele rekord gjatë Qeverisë Kurti, lë në hije qeveritë e kaluara

Buxhetimi për investime kapitale në periudhën e Qeverisë Kurti ka arritur nivele historike, duke ofruar mundësi të shumta për projekte të mëdha zhvillimore në sektorë kyçë si infrastruktura, ekonomia dhe shërbimet publike, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo ka mundësuar përmirësimin e kushteve jetësore dhe ndihmën për zhvillimin lokal të Kosovës, duke e vendosur këtë periudhë si më të rëndësishmen për investime në vend që nga viti 2015.

Një nga ndryshimet më të dukshme ka qenë rritja e buxhetit për komunat, i cili është rritur me 56% krahasuar me periudhën e mëparshme. Ky rritje do të mundësojë ndërtimin dhe renovimin e rrugëve, shkollave dhe spitaleve, si dhe investime të tjera të rëndësishme që do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të nivelit lokal.

Buxheti i përgjithshëm për projekte kapitale gjatë periudhës 2015-2024 ka arritur rreth 4.8 miliardë euro, me një mesatare vjetore prej 370 milionë euro për Qeverinë Kurti, duke i kaluar gjithashtu edhe qeveritë e kaluara.

Për krahasim, Qeveria Mustafa/Hoti kishte një mesatare prej 367 milionë euro për vit, ndërsa Qeveria Haradinaj kishte vetëm 356 milionë euro për vit.

Kjo rritje e buxheteve është reflektuar edhe në përmirësimin e kushteve për komuna dhe institucione të pavarura, të cilat kanë parë rritje të buxheteve mesatare me 56%, krahasuar me periudhën 2015-2020.

Related Articles